Spanja, Portugalia dhe Zvicra sigurojnë biletën për në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026

Spanja, Portugalia dhe Zvicra sigurojnë biletën për në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026

Spanja, Portugalia dhe Zvicra kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026 pas fitoreve bindëse në fazën eliminatore.

 

Spanja dominoi Austrinë me rezultat 3-0 në Los Anxhelos, falë golave të Mikel Oyarzabal (2) dhe Pedro Porro, duke regjistruar fitoren e parë në një ndeshje eliminatore të Botërorit pas 16 vitesh. Iberikët vazhdojnë turneun pa pësuar asnjë gol në katër ndeshje.

 

🇪🇸 Spanja me meritë kualifikohet në ndeshjet e 1/8 së finales! 🔥 Një  fitore rutinë për Spanjën, duke konfirmuar se është një nga favoritët  kryesorë për të fituar Kupën e Botës. Mikel

 

Portugalia siguroi një fitore dramatike 2-1 ndaj Kroacisë. Cristiano Ronaldo barazoi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të parë në fazën eliminatore të një Kupe Bote, ndërsa Gonçalo Ramos realizoi golin e kualifikimit në minutën e 94-t. Në 1/8 e finales, portugezët do të përballen me Spanjën në një duel spektakolar.

 

Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet gol fare në fund -  KOHA.net

 

Ndërkohë, Zvicra mposhti me autoritet Algjerinë 2-0, me golat e Breel Embolo dhe Dan Ndoye, duke arritur fitoren e saj të parë në fazën eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1938. Zviceranët tani presin fituesin e përballjes Kolumbi–Gana në raundin e ardhshëm.

 

Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në  Vancouver - Sport

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy