
Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme rinovimin e kontratës me trajnerin Gareth Southgate. Pas paraqitjeve të mira në Europian dhe në kualifikueset e Botërorit, drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën teknikut 51-vjeçar.
Southgate ka rinovuar deri në vitin 2024 dhe kështu do të jetë në krye të “Tre Luanëve” për Botërorin e vitit të ardhshëm si dhe për Europianin e 2024.
“Jam i kënaqur që Steve (zëvendësi) dhe unë kemi qenë në gjendje të zgjasim qëndrimin tonë në rolet përkatëse. Mbetet një privilegj i jashtëzakonshëm të drejtosh këtë ekip”, tha trajneri pas rinovimit.



