
Florian Wirtz në vitet e fundit është shëndërruar në një ndër më të mirët e Europës në pozicionin ku luan.
Mesfushori e ka bërë krenar trainerin Xabi Alonso, tejet determinant në sezonin e shkuar me Bayer Leverkusenin, skuadër e cila ndryshoi historinë e Bundesligës.
Gjermani tashmë pretendohet nga Barcelona, Real Madrid, Manchester City,Liverpooli, Chelsea dhe Bayern Muncheni, ekipe shumë potentë në aspektin ekonomik dhe kandidatë potencialë për fitimin e titujve.
Pengesa për pretendentët lidhet me kontratën e 21 vjeçarit me ‘’ Aspirinat ‘’ e cila skadon në 2027-tën por sipas gazetarit Christian Falk drejtuesit po studiojnë vlerën e kartonit të tij, e cila flitet se i arrin 150 milionë eurot.
Nëse i referohemi të shkuarës duhet thënë se Florian Wirtz është formuar në kategoritë inferiore të Kolnit dhe në janarin e 2020-tës iu bashkua ekipit të rinvje të finalistëve të Europa Leagues.
Eksperienca në ‘’ Bay Arena ‘’ përmblidhet me 49 gola dhe 51 asiste në 159 sfida, i përzgjedhur si lojtar stabël edhe tek Gjermania.



