Nuk ka rinovuar ende me Milanin, klubi anglez gati të rrëmbejë Kessie

Nuk ka rinovuar ende me Milanin, klubi anglez gati të rrëmbejë Kessie

Franck Kessie i përfundon kontrata me Milanin në verën e vitit tjetër, por ende nuk ka rinovuar. Kjo ka shqetësuar së tepërmi tifozët e kuqezinjve, të cilët këtë verë panë që nga skuadra e tyre të largoheshin dy lojtarë të rëndësishëm, si Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Sipas “Sportmediaset”, Liverpool kërkon t’ia rrëmbejë mesfushorin Milanit. Klubi anglez është gati t’i ofrojë një kontratë me 8 milionë euro, në mënyrë që ta bindë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, që të kalojë në “Anfield”.

Nga ana tjetër Milani është gati të kënaqë Kessie, teksa në ofertën e re për rinovimin kanë menduar t’i propozojnë 6 milionë euro në sezon.

Në ditët e ardhshme pritet të vendoset gjithçka në lidhje me këtë, por gjasat janë të mëdha që lojtari të rinovojë me Milanin, për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me skuadrën.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy