Milot Rashica ishte pjesë e Galatasaray në sezonin e fundit, ku luajti i huazuar nga skuadra e Norwich. Tashmë sulmuesi i Kosovës, është rikthyer te klubi anglez, që zotëron edhe kartonin e tij. Megjithatë Rashicën, mund ta shohim sërish në kampionatin turk. Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, së fundmi interes për 27-vjeçarin ka shfaqur edhe Besiktas. Drejtuesit bardhezi e pëlqejnë shumë Rashicën dhe kanë nisur bisedimet me Norwich, për të blerë kartonin e kosovarit. Më herët, interes për sulmuesin kanë shfaqur edhe Galatasaray me Fenerbahce, që gjithashtu e duan në ekipet e tyre.



