Inter Miami, interesohet për Angel Di Marian

Inter Miami, interesohet për Angel Di Marian

  Transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami ka shkaktuar një impakt shumë të madh tek kjo skuadër.

Prezenca e argjentinasit është një privilegj për amerikanët, i cili është i rrethuar me lojtarë shumë të njohur si Luis Suarez, Sergio Busquets, Jordi Alba, të cilët lanë gjurmë dhe fituan gjithçka me Barcelonën në të kaluarën.

Me ‘’ La Pulgan ‘’ Inter Miami i dha shumë shpejt rezultatet duke fituar Kupën e Ligës dhe aktualisht është protagonist në Major League Soccer me 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Një pjesë e suksesit është edhe falë trainerit Gerardo Martino, i cili ka formuar një 11-she të frikshme për çdo rival.

Në aspektin e merkatos pronari dhe njëkohësisht i famshmi David Beckham po jep maksimumin për ta pasuruar ekipin me të tjerë elementë dhe këtë herë ka filluar të qarkullojë emri i Angel Di Marias.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, sulmuesi nga Rosario mund të jetë një përforcim për Inter Miamin, edhe pse nuk do të jetë e lehtë për arritjen e objektivit.

Sigurisht, të luash përkrah shtatë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ dhe kapitenit të kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ entuziazmon çdokënd dhe mbetet për tu parë se si do të përfundojë kjo histori gjatë merkatos së verës.

Transferimi i mundshëm i ishi-t të Manchester United në ‘’ DRV PNK Stadium ‘’ do të konsiderohej një avantazh për repartin e avancuar të Inter Miamit pasi kualiteti i 36 vjeçarit dihet tashmë, edhe pse në momente të caktuara mosha bën të vetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy