
Idetë e Robert Lewandowkit për të ardhmen kanë ndezur motorrët e skuadrave me emër sepse dihet botërisht se polaku s’njeh limite dhe po i befason të gjithë me arritjet në fushën e lojës.
Barcelona është një ndër kandidatet kryesore për ta afruar në gjirin e saj dhe pas disa mbledhjesh me agjentin e 33 vjeçarit Pini Zahavi e ka më të qartë rrugën që duhet të vijojë për ta transferuar golashënuesin në ‘’ Camp Nou ‘’.
Bayern Munchen e ka të qartë se vera e ardhshme do të jetë një shans i artë për të përfituar nga shitja e qëndërsulmuesit nga Varshava i cili është drejt fundit të eksperiencës në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe në një formë mahnitëse që impresonon çdokënd.
Mirëpo bavarezët i njohin shumë mirë limitet e tyre dhe s’do t’ia hapin dritën jeshile kundrejt çdo çmimi në sajë të kontributit të dhënë nga ishi i Borussia Dortmundit dhe sipas ‘ Sport ‘ , ideja e drejtorit sportiv Mateu Alemany konsiston në përfshirjen e Sergino Dest për reduktimin e kostos .
Merkatoja e verës do të hapet zyrtarisht në datën 1 korrik dhe entuziazmi tek Barcelona vijon sepse e dinë shumë mirë se çdo të thotë të kesh një lojtar si Lewandowski në majën e sulmit .
Operacioni në plan të parë është shumë i vështirë të cilit i jep forcë vendimi i Robert Lewandowskit për të lënë Mynihun por mbetet një enigëm destinacioni i ardhshëm sepse klube të tjerë vijojnë interesin për bomberin polak.
Barcelona e ka krijuar tashmë terrenin për tu konsideruar një skuadër e besueshme duke iu referuar rezultateve të arritura me Xavi Hernandezin si lider i stolit , të cilit po i plotësohet dëshira e fëmijërisë dhe nuk përjashtohet rikompensimi i sakrificave me trofe gjatë këtij sezoni sepse në lojë është Europa League.



