
Brazili ka shkatërruar me shifrat 4-1 Uruguain, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Golat e Neymar, Gabriel Barbosa dhe dopieta e Raphinha, i dhanë fitoren kombëtares “Seleccaos”, duke e bërë të pavlefshëm golin e shënuar nga Luis Suarez në pjesën e dytë. Brazili rikthehet kështu te fituar, pas barazimit pa gola ndaj Kolumbisë dhe kryesojnë renditjen e përgjithshme në Amerikën Latine me 31 pikë, 6 pikë më shumë se ndjekësit e Argjentinës.
Pikërisht këta të fundit kanë arritur fitoren e radhës, teksa mposhtën minimalisht Perunë. Golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutën e 43-të. Peruja kishte mundësinë të barazonte shifrat, por Yotun gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65-të.
Fitore ka korrur edhe Kili, që mposhti 3-0 Venezuelën, ku protagonist ishte ylli i Fiorentinës, Erick Pugar, i cili shënoi dopietë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Brereton.



