Osmani: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Skënderbeun

Osmani: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Skënderbeun

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për mediat, në prag të sfidës që shkodranët do të luajnë këtë të premte ndaj Skënderbeut.

Sipas Osmanit, kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar dhe të mos kalohet në eufori, pas rezultateve pozitive në javët e fundit.

Një atmosferë ndryshe në skuadër pas rezultateve të fundit dhe kjo gjë konstatohet lehtësisht. Megjithatë duhet të bëjmë kujdes sepse nesër kemi përballë një kundërshtar me djem të rinj dhe që luan bukur futboll.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrsesi Skënderbeun dhe as të kalojmë në eufori sepse në fund të fundit nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa detyrën. Të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe ta synojmë fort fitoren për ta mbyllur si duhet këtë vit.

Kemi dy mungesa të rëndësishme siç janë Hakaj dhe Smajli, por do të mundohemi t’i zëvendësojmë me lojtarët e tjerë. Sa i takon merkatos, kanë filluar të përmenden emra, por nuk ka asgjë konkrete deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy