
Tentativat e Paris St Germain për transferimin e Joshua Kimmich në këtë merkato dimërore vijojnë të intensifikohen me kalimin e ditëve.
Megjithatë gazetari i njohur gjerman Florian Plettenberg ka deklaruar se mbrojtësi mund të largohet nga ‘’ Allianz Arena ‘’ gjatë verës nëse kuq e blutë nuk do ta arrijnë qëllimin gjatë kohës së mbetur.
28 vjeçari vijon i pakënaqur për arsye se drejtuesit e bavarezëve ende nuk i kanë filluar negociatat për rinovimin e kontratës dhe kampionët në fuqi të Ligue 1 duan të përfitojnë nga ky fakt.
Ishi i Leipzigut prej nëntë sezonesh është pjesë e rekordmenëve të Bundesligës por fundi i aktualit mund ti vërë pikën eksperiencës në Mynih.
Nxënësi i Thomas Tuchel numëron 1 gol dhe 6 asiste në 20 sfida deri më tani dhe ndoshta në një të ardhme të afërt, Luis Enrique mund ta ketë në dispozicion.



