
Tek Juventusi me kohë ka filluar puna për rikthimin në atë ekipin e frikshëm i cili bëri ligjin në të kaluarën , sidomos në Itali.
Në sezonet e fundit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ janë hasur vështirësi në disa reparte , skuadër që ka mbetur në prapavijë në lidhje me fitimin e titujve.
Një ndër elementët që është drejt largimit nga torinezët është Federico Chiesa, i cili pretendohet në Premier League.
Newcastle United, Chelsea dhe Arsenali do të synojnë përfitimin e shërbimeve të ishi-t të Fiorentinës, objektivi i të cilit është pjesëmarrja në Europë.
Për bardhezinjtë interesi i këtyre ekipeve nënkupton një përforcim arkash për Juventusin, golashënues që deri më tani numëron 22 gola dhe 20 asiste në 94 sfida.
Momentalisht ‘’ Las Urracas ‘’ konsiderohen favoritë për ta transferuar 26 vjeçarin në ‘’ St James Park ‘’, drejtuesit e të cilëve janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro.
Pas rikthimit në Champions League pas dy dekadash, drejtuesit e Newcastle United pretendojnë fitimin e titujve në vijimësi dhe shëndërrimin në një ekip elite, në Angli dhe më gjerë.
Duke qenë se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion, interesi i skuadrave shtohet dhe kjo periudhë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Federico Chiesas.



