
Thoma Strakosha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares shqiptare Kristian Panucci për dy sfidat miqësrore kundër Kosovës dhe Ukraninës.
Portieri i skuadrës së Lazios nuk do të jetë pjesë e grumbullit për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit italian kundër skuadrës së Interit.
Zëvëndësuesi i Thoma Strakoshës do të jetë porteri i talentuar Gentian Selmani që luan në Kategorinë Superiore me ekipin e Laçit.
Kjo është ftesa e parë për portierin 21 vjecar që gjithashtu është dhe pjesë e skuadrës së Shpresave duke bërë performaca mjaft të mira.
Selami është një nga porterit më të mirë në kampionatin shqiptar duke bërë paraqitje të shkëlqyera me skuadrën e Lacit. Ai do ti bashkohet kombëtares shqiptare ditën e hënë pas mbarimit të finales së Kupës së Shqipërisë që Laci do të luajë përballë Skënderbeut.



