Rey Manaj pritet të jetë titullar me Spezian ditën e sotme, në ndeshjen ndaj Interit. Më të kaluarën, sulmuesi shqiptar ka qenë pjesë e ziklatërve, me të cilët ka bërë edhe debutimin e tij në Serie A.
Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Manaj deklaroi se ka kujtime të mrekullueshme nga e kaluara te Interi, por shtoi se mund t’iu shënojë zikaltërve sot.
Me Mancinin luajta 7 ose 8 ndeshje, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, hera ime e parë në Serinë A. Ishte një ëndërr që kur isha fëmijë, mund të kem vetëm kujtime të mrekullueshme nga ajo eksperiencë me Interin.
Një nga golat e mi më të mirë, në finalen kundër Juventusit, shënova pasi kisha dribluar 4-5 lojtarë.
Shpresoj që të marr sa më shumë topa nga mesfusha në zonë ndaj Interit. Më e rëndësishmja në këtë moment, është të sigurojmë matematikisht mbijetesën. Ndoshta nuk i dihet, mund t’i shënoj gol skuadrës me të cilën debutova në Serie A.



