
Pothuajse 20 vjet më vonë, sulmuesi legjendar brazilian Ronaldo më në fund pranoi atë që të gjithë po mendonim për prerjen e tij të flokëve në finalen e Kupës së Botës 2002. Ronaldo ishte i emocionuar gjatë gjithë turneut ndërsa Brazili arriti të ndeshej në Japoni dhe Korenë e Jugut në 2002-shin, por përpara finales kundër Gjermanisë ai vendosi të qethë flokët ... përveç pjesës përpara.
Nuk dukej bukur dhe vetë ai e pranon se nuk duket mirë kur e shikon, por për fat të mirë ai sheh anën qesharake.
“Ishte e tmerrshme! Ju kërkoj falje të gjitha nënave që panë fëmijët e tyre të bënin të njëjtën model flokësh”, tha Ronaldo për “Sports Illustrated”.
Fëmijët anembanë globit, edhe ata në Shqipëri, kopjuan sportistin e momentit.
Por interesant është fakti, që kishte një arsye për këtë veprim. Ronaldo zbuloi se në fitoren gjysmëfinale të Brazilit kundër Turqisë, ku shënoi golin e vetëm, ai pësoi një dëmtim të vogël të muskujve. Prerja e flokëve, sipas tij ishte një taktikë devijimi të vëmendjes së njerëzve që të flisnin për aftësinë e tij.
“Gazetarët harruan. I pyeta shokët e ekipit, ‘A ju pëlqen modeli i flokëve?’. Dhe ata thanë, ‘Jo, është e tmerrshme! Qethi fare’. Por gazetarët panë prerjen time të flokëve dhe harruan dëmtimin”, tha ai.
Sigurisht që funksionoi, por Ronaldo kurrë nuk mund ta kishte parashikuar ndikimin, duke marrë parasysh se sa është pyetur ende për të.
Për fat të mirë për Ronaldon dhe Brazilin, asnjë dëmtim ose prerje flokësh nuk mund t'i ndalonte ata dhe sulmuesi shënoi dy herë në pjesën e dytë për të mposhtur Gjermaninë 2-0 në finalen e Kupës së Botës.
Ronaldo gjithashtu e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë me tetë gola, që do të thotë se fitoi edhe Këpucën e Artë.



