
Refuzimi i drejtuesve të Fiorentinës për largimin e Sofryan Amrabat në merkaton e janarit i ka bërë edhe më këmbngulës pretendentët për të firmosur me marokenin në atë të verës.
Mesfushori shkëlqeu në Botërorin e Katarit me afrikanët , të cilët tejlakuan çdo parashikim me arritjen në gjysëmfinale dhe tashmë 26 vjeçari po shpërblehet për paraqitjet e bëra.
Në ditët e fundit të merkatos Barcelona ishte shumë afër akordit me Sofyan Amrabat por ‘’ Vjollcët ‘’ arritën të siguronin qëndrimin në ‘’ Artemio Franchi ‘’ për më tej.
Gjithsesi në verë pritet një sfidë e ashpër për ishi-n e Feyenoord, për të cilin ‘’ Los Cules ‘’ do të masin forcat me Manchester United , Chelsean dhe Atletico Madridin.
‘’ Djajve të Kuq ‘’ iu mbyll dera në merkaton e kaluar pasi Sofyan Amrabat zgjodhi Barcelonën për vijimin e karrierës.
E njëjta gjë ndodhi edhe me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , tentativat e të cilëve nuk patën sukses pavarësisht se kanë formuar një ekip shumë kompetitiv gjatë kësaj periudhe .
Paraprakisht skuadra e Cholo Simeones konsiderohet e favorizuar për të marrë shërbimet e mesfushorit por siç dihet merkatot gjithmonë kanë rezultuar të paparashikueshme dhe me shumë emocione deri në fund , fakt që tregon se gjithçka mund të ndryshojë në të ardhmen.



