Sfida me Egnatian, Vanoli: Nuk është deçizive, duhet të fitojmë 10 finale

Sfida me Egnatian, Vanoli: Nuk është deçizive, duhet të fitojmë 10 finale

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, duke folur para mediave, nuk e konsideroi si sfidë deçizive atë të ditës së nesërme ndaj Egnatias.

Tekniku italian tha se skuadra e tij duhet të ketë vazhdimësi, duke fituar 10 ndeshjet e radhës, të cilat i quajti si finale.

Vanoli zbuloi edhe gjendjen e portierit Simon Simoni, për të cilin tha se nuk është dëmtim i rëndë dhe do të rikthehet në fushë brenda 10 ditëve.

Jemi të vetëdijshëm që kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kampionatin, por nuk do të jetë ndeshja deçizive sepse ka ende shumë pikë dhe sfida në dispozicion.

Pauza e kombëtareve na serviri diçka të mirë, për t’u njohur më shumë edhe për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë. Duke parë dhe ndeshjen ndaj Tiranë që djemtë kanë bërë një paraqitje pozitive, jam i bindur që nëse mbajmë këtë ritëm dhe mentalitet, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Jemi të vetëdijshëm që luajmë me një skuadër të fortë, sepse ka 4 pikë më shumë se ne, por do të jetë fusha ajo që do të thotë se cila është më e fortë. Ashtu edhe ndaj Tiranës ne do të shkojmë ta luajmë këtë ndeshje, kam djem të mrekullueshëm që po stërviten shumë mirë.

Më vjen mirë që ata kanë pranuar këtë sfidë sepse ne duhet të shpëtojmë me çdo kusht. Kemi ende 10 ndeshje përpara dhe 30 pikë në dispozicion. Duhet të luajmë 10 finale, sepse nëse fitojmë nesër dhe humbasim duelin e ardhshëm jemi sërish në vendnumëro. Na duhet vazhdimësi.

8 ndeshjet e fundit të kampionatit, Dinamo ka marrë 4 pikë, ne duhet të ndryshojmë gjithçka. Ne kemi sulmues të fortë dhe të rinj, por nuk njihnin sulmin në portë dhe intuitën.

Nuk më intereson faktori i jashtëm, më intereson vetëm fusha e blertë. E njoh kampionatin shqiptar, i njoh dhe disa nga kampionatet në Europë, por besoj gjithmonë në gjëra pozitive në një sport të vërtetë dhe uroj që nesër të jetë një ndeshje sporti dhe nuk duhet që të flasim për gjëra të tjera.

Simoni, falë Zotit nuk e kishte dëmtimin kaq të rëndë, për 10 ditë besoj se do të jetë në dispozicion, por nuk kemi vetëm të kemi dhe dy portierë të tjerë. Jam besimplotë për atë që do të luajë nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy