Mërgjyshi: Raphael Dwamena, një nga sulmuesit më të mirë që ka ardhur në Superiore

Mërgjyshi: Raphael Dwamena, një nga sulmuesit më të mirë që ka ardhur në Superiore

Trajneri Artan Mërgjyshi, foli me superlativa për sulmuesin e Egnatias, Raphael Dwamena.

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, Mërgjyshi deklaroi se Dwamena është një nga sulmuesit më të mirë që ka ardhur në Superiore.

Më shumë Dwamena po bën mirë dhe po ndihmon skuadrën. Është një nga sulmuesit më të mirë që kanë ardhur në Superiore, duke iu bashkëngjitur Ali Soue dhe Ekuban.

Është një sulmues që bën diferencën në kampionatin shqiptar. Shënon gola me një lehtësi të madhe. Po ndihmon shumë skuadrën. Është në një skuadër cilësore dhe ekipi e ndihmon atë. Është një lojtar skuadre.

Bën edhe zgjedhjet e shpejta dhe të thjeshta. Nuk bën teprime. Di kur ta mbajë topin dhe kur ta pasojë. Kjo e bën lojtarin që të bëjë diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy