Adama Traore i paprekshëm

Adama Traore i paprekshëm

Mbërritja e Bruno Lage në pankinën e Wolves  e ka ndryshuar krejtësisht situatën  e komponentëve më të rëndësishëm të anglezëve .  Para disa kohësh u përfol shumë për largimin e Adama Traores nga ‘’ Molineux ‘’  por me kapacitetin e tij portugezi i ka dhënë një tjetër funksionim kësaj skuadre e cila është drejt  rikuperimit të versionit të saj më të mirë.  

Sipas As , drejtuesit e Wolves ishin të hapur për dëgjimin e ofertave në adresë të spanjollit dhe  Ruben Neves por sezoni i ri  i ka bërë të tërhiqen nga kjo ide për arsye se  Adama Traore po gëzon një formë të shkëlqyer që ka ndikuar në mënyrë direkte në performancën e  Wolves gjatë ndeshjeve .

Një ndër pretendentët më këmbngulës për 25 vjeçarin ishte Barcelona e cila e vijon ta ndjekë prej shumë vitesh bishën e sulmit të Wolves  por s’duhet mënjanuar as  Bayern Munchen , Manchester City dhe Tottenham Hotspur . Kalimi  i Nuno Espirito Santos  në  ‘’ White Hart Lane ‘’ u mendua se do të ndikonte  për transferimin e ish nxësësit të tij  por zhvillimet e javëve të fundit  e kanë fuqizuar idenë e qëndrimit të Adama Traores dhe me shumë gjasa skuadrat e lartpërmendura do ta kenë  shumë të vështirë që t’ia rrëmbejnë anglezëve . 

Pavarësisht se cilësohet si një skuadër e dorës së dytë në Premier League , Wolves ka treguar se është një kundërshtar për tu respektuar dhe e ka zgjeruar suksesin edhe me pjesëmarrjen në Uefa Europa League në sezonin 2019-2020. 

Duke konsideruar  eksperiencën tek ‘’ Ujqërit “ është e natyrshme që ishi-t të Middlesbrough ti vihet një etiketë e tillë sepse me sakrificat e bëra ka arritur të pozicionohet ndër lojtarët më të preferuar të merkatos dhe padiskutim është një pikë referuese në skemat e trainerit luzitan.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy