
Chelsea largoi trajnerin Graham Potter pak ditë më parë, për shkak të rezultateve negative. Londinezët nuk humbën kohë dhe kanë zyrtarizuar këtë të enjte trajnerin e ri.
Drejtimi i skuadrës, i është besuar Frank Lampard. 44-vjeçari do të jetë në drejtimin e Chelsea deri në fund të sezonit.
Drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë Lampard deri në fund të sezonit, por në rast se skuadra bind me rezultate, nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe për sezonin tjetër.



