"Njësoj sikur të pyesësh Juventusin për objektivat”, Colella do kujdes: Me Laçin, ndeshje e vështirë

"Njësoj sikur të pyesësh Juventusin për objektivat”, Colella do kujdes: Me Laçin, ndeshje e vështirë

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Laçit ditën e nesërme. Në fjalët e tij, tekniku italian, ka vlerësuar kundërshtarin, ndërsa ka kërkuar nga skuadra e tij, që të mos bëjë të njëjtat gabime si ndaj Egnatias.

Colella zbuloi gjithashtu se Mensah dhe Romero do të mungojnë në sfidën e nesërme për shkak të dëmtimit.

Trajneri duhet të kuptojë kur edhe skuadra fiton se çfarë nuk ka shkuar mirë dhe shumë gjëra nuk kanë shkuar mirë ndaj Egnatias. Nuk mendoj se të gjitha ndeshjet fitohen me gabime. Laçi është një skuadër e organizuar mirë me lojtarë të fortë dhe pres një ndeshje të vështirë. Kampionati është i ekuilibruar dhe Laçi është një kundërshtar i rëndësishëm.

Mensah ka një problem muskulor dhe do t’i nevojitet pak kohë, Romero ka një problem në gjurin e tij, është operuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të gjithë në dispozicion.

Ta sqarojmë këtë situatën e mbrojtësit, nuk është se e kërkoj unë. Nuk është mënyra ime e punës që të kërkoj lojtarë dhe klubi t’ia plotësojë dëshirën. Kemi nevojë për një tjetër qendërmbrojtës sepse momentalisht kemi vetëm 3 të tillë. Nëse nuk ka mbërritur sot, do të mbërrijë nesër, nuk është se është emergjente.

Colella tha se do të ketë ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e fundit, ndërsa shtoi më tej se i di të gjitha diskutimet që bëhen në Shqipëri për trajnerët italianë.

Do të ketë ndryshime në formacion sepse disa lojtarë kanë shfaqur disa probleme fizike. Nuk është ndonjë gjë e rëndësishme sepse unë kam mjaft lojtarë në dispozicion dhe nuk mund të konsideroj asnjë futbollist rezervë. Mua më intereson shumë se çfarë shfaqin futbollistët gjatë gjithë javës në stërvitje dhe jo se çfarë ata bëjnë përgjatë gjithë 90 minutave.

I di të gjitha diskutimet për të gjithë trajnerët italianë që kanë qenë këtu që nuk kanë arritur objektivat e klubit. Kam njohur mjaft përreth Shqipërisë, por edhe nga futbolli shqiptar sepse edhe më përpara kam qenë pjesë e saj. Gradualisht vazhdoj të mësoj edhe më shumë edhe që të ambientohem me situatën.

Një klub si Partizani duhet të kërkojë maksimumin e objektivave. Ai person që do të trajnojë një ekip si Partizani, nuk ka nevojë askush që t’i tregojë se çfarë objektivash ka. Tifozët duhet të jenë gjithmonë pranë skuadrës dhe të besojnë tek ajo paraqitje që dhuruam në pjesën e dytë ndaj Egnatias. Partizani dhe trajneri i tij gjithmonë do të kërkojnë  që të fitojnë ndeshjet.

Partizani është pjesë e historisë. Është njësoj si t’i thuash Juventusit, çfarë objektivash ka. Mendoj se në krahasim me ato të kaluara, Partizani ka zgjedhur një strategji ndryshe duke rinovuar skuadrën, për të qenë kompetitiv vetëm jo për këtë vit, por për të qenë për disa sezone radhazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy