
Interi po bën progres në lidhje me një objektiv për sulmin . Flitet për Edin Dzeko për të cilin Antonio Conte ka vënë në dijeni drejtuesit për të mos e ndalur vrullin në funksion të transferimit të boshnjakut në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. Afrimi i fundit të kontratës me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ mbetet një indikativ i qartë se gjërat mund të marrin një tjetër rrjedhë për të ardhmen e 34 vjeçarit . Plani i zikaltërve në lidhje me këtë operacion është që të presin deri në merkaton e janarit të 2022-shit për të tentuar largimin e sulmuesit nga ‘’ Olimpico ‘’ për një shifër më inferiore se 20 milionë euro që kërkohet aktualisht nga kryeqytetasit .
Sipas ‘’ Inter News ‘’ fati i Edin Dzekos me Romën mund të ndahet gjatë verës . Golashënuesi i mirënjohur momentalisht përfiton 7.5 milionë euro me romanët dhe një ndryshim ambjenti do të ishte një pikë e vlefshme në kurrikulumin interesant të karrierës . Kaosi i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit nuk ka lënë shumicën e klubeve të njohura të ngrejnë kokë, arsye që ndikon automatikisht në ekonominë e tyre dhe duhet të veprojnë me një kredit të limituar drejt realizimit të objektivave të përcaktuara . Me një moshë të madhe mbi supe Edin Dzeko në rast përfshirje tek 19 herë kampionët e Scudettos me siguri do ti jepte eksperiencën e munguar sulmit të tyre dhe do ti shtonte entuziazmin për tu forcuar për më tej .
Interi do të ketë një punë shumë të vështirë përpara sepse rikthimi në Uefa Champions League gjeneron një kompromis të veçantë por eksperienca e akumuluar ndër vite është një garanci për suksesin .



