Gurishta: Vllaznia fiton Superkupën, do bindim që meritonim titullin kampion

Gurishta: Vllaznia fiton Superkupën, do bindim që meritonim titullin kampion

Në prag të sfidës së Superkupës, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, përpara mediave ka folur kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta. Mbrojtësi u shpreh se finalet luhen për t’u fituar, duke shtuar më tej se nesër Vllaznia do të tregojë se e meritonte titullin kampion më shumë se Teuta.

Kujtojmë se Gurishta ka lënë pas dëmtimin e tij dhe do të jetë gati për ndeshjen e nesërme.

 “Të them të drejtën të gjithë mezi po e presim ndeshjen. E dëshiroj shumë këtë trofe. Jemi të motivuar. Të gjithë duken ne formë, tani duhet të presim vetëm ditën e nesërme. Nuk kam pasur polemika me askënd, pavarësisht si e kanë keqinterpretuar të tjerët. Kam thënë që Vllaznia e ka merituar titullin, jo vetëm unë në fakt, por 80% e Shqipërisë dhe nesër do mundohemi që ato 20% që nuk na kanë besuar t’i bindim që ne e kemi merituar titullin.

Ne do bëjmë ndeshjen tonë, do luajmë lojën tonë. është një ndeshje jo vetëm prestigji, por përderisa është finale duhet ta konsiderojmë si finale dhe finalet luhen për t’u fituar, jo vetëm për t’u zhvilluar. Besoj se nesër do të dalim me kokën lart dhe do ta marrim trofeun.

Dëmtimi? “Ishte një dëmtim i vogël le të themi. Besoj që tani jam në gjendjen time më të mirë, jam rikthyer me shumë optimizëm dhe në formë për t’i shërbyer skuadrës dhe për ta ngritur trofeun nesër lart. Nesër ne duhet ta fitojmë Superkupën.

Merkato? Boshti i ekipit është ruajtur, por janë larguar lojtarë të tjerë. Normalisht lojtarët e afruar duan pak kohë që të ambientohen me lojtarët e tjerë, por me sa duket lojtarët e ri janë ambientuar shpejt me ekipin. Besoj se shumë shpejt do jenë gati. Besoj që është një Vllazni shumë e fortë. A është më e forta apo jo do ta shohim në vazhdim.

Shpresoj të jenë shumë tifozë që ta mbështesin Vllazninë, edhe pse është pak larg, por gjithsesi ne kemi nevojë për tifozët edhe me atë numër që do të jenë, sidoqoftë ne kemi nevojë për to, sepse futbolli për tifozë luhet. Shpresoj të na mbështesin dhe ne në fund të dalim të gjithë të gëzuar. “, u shpreh Gurishta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy