
Borussia Dortmund ka regjistruar fitoren e dytë e radhazi në kampionat, teksa mposhti 1-2 Mainzin në transfertë.
Këta të fundit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 2-të me Le Jae Sung, por verdhezinjtë vendosën baraspeshën që në minutën e 4-t.
Kur dukej se do të ishte një ndeshje me shumë gola, nuk ndodhi kështu. Goli i fitores për Dortmund erdhi vetëm në minutën e 92-të, kur Reyna shënoi pas asistit të Haller.
Me këtë fitore, Dortmund mban vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Mainz renditet në vendin e 12-të me 20 pikë.



