Klubi i Kukësit, ka njoftuar ditën e sotme, se skuadra verilindore do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kësaj javë.
Kukësi bën të ditur, se ditën e mërkurë, do të luhet miqësorja nga Luzit, skuadër e Kategorisë së Parë.
Gjithashtu të shtunën, skuadra e Dobit, do të presë në “Kukësi Arena” skuadrën e Drenicës nga Superliga e Kosovës.
Verilindorët duan të kapin formën dhe të jenë gati për rifillimin e kampionatit, që është ndalur për shkak të Botërorit.



