Kukësi ka barazuar pa gola në miqësoren e dytë në Turqi, ndaj skuadrës nga Arabia Saudite, Ettifaq.
Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse rastet për shënim nga të dyja ekipet nuk munguan.
Në ndeshjen e parë miqësore, Kukësi u mposht nga turqit e Istanbulspor, me rezultatin 0-1. Skuadra e Gegës, do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore në Turqi, para se të kthehet në Shqipëri për fillimin e kampionatit.



