“Duka e ka të sigurt fitoren”, Hajdini: Letra e Shakohoxhës hipokrizi! Pse mbahet i fshehtë raporti i UEFA-s?!

“Duka e ka të sigurt fitoren”, Hajdini: Letra e Shakohoxhës hipokrizi! Pse mbahet i fshehtë raporti i UEFA-s?!

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli për Asamblenë Zgjedhore në FSHF, e cila është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme.

Hajdini deklaroi se Armand Duka e ka të sigurt fitoren dhe procesi zgjedhor do të jetë formal.

Ditën e nesërme në orën 10 do të nisë procesi për votimin e presidentit. Shakohoxha nuk do të marrë pjesë dhe tani në garë janë vetëm Sulejman Starova dhe Armand Duka. Nuk bëhet fjalë për shifra në këtë proces, pasi Duka e ka të sigurt fitoren.

Letrën e bërë publike nga Shakohoxha ditën e sotme, Hajdini e quan si një hipokrizi, ndërsa shtoi pyetjen pse mbahet i fshehtë raporti i UEFA-s, i cili ka mbërritur në Shqipëri.

Unë e lexova letrën e Shakohoxhës dhe më duket plot hipokrizi. Pse ia dërgoi letrën FSHF-së?! Pse ia dërgon Federatës dhe jo anëtarëve këtë letër?! Më duket një show mediatik.

Ka ardhur raporti i UEFA-s dhe nuk e di pse mbahet e fshehtë. Pjesa tjetër e Shakohoxhës më duket hipokrizi. Ka ardhur një raport nga UEFA. Një kopje i është dërguar FSHF dhe një kryeministrin, kjo të bën të mendosh se në atë raport, ka akuza ndaj njërës palë. Mendoj që mund të ketë një marrëveshje mes palëve, pasi dyshoj se raporti ndëshkon palën tjetër, që donte ishullin e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy