Mbrojtësi i Shqipërisë bëhet madrilen, zyrtarizohet në La Liga

Mbrojtësi i Shqipërisë bëhet madrilen, zyrtarizohet në La Liga

Ivan Balliu ndryshon skuadër. Mbrojtësi i Shqipërisë është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra spanjolle e Rayo Vallecano. Këta të fundit militojnë në La Liga dhe kështu Balliun në sezonin e ri do e shikojmë në elitën e futbollit spanjoll.

29-vjeçari u largua nga Almeria këtë verë, pasi nuk arritën të ngjiten dot në La Liga dhe tashmë do të vazhdojë karrierën te skuadra madrilene e Rayo Vallecano. Te skuadra e re Balliu është projektuar si titullar dhe do të japë maksimumin për të treguar formë të mirë dhe për të shpresuar për një ftesë nga Shqipëria, e cila mungon prej disa vitesh, nga koha kur në krye të Kombëtares ishte Christian Panuçi.

Mbrojtësi i majtë ka dalë nga akademia e Barcelonës, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur me portugezët e Arouca, francezët e Metz dhe nga 2019 ishte pjesë e Almeria.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy