
Eden Hazard, është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Real Madrid në merkaton e janarit. Futbollisti belg nuk është në planet e klubit dhe “divorci” është i pashmangshëm.
Dilemat për të ardhmen e sulmuesit janë të shumta, teksa pritet ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Sipas raportimeve të shumta, thuhet se Fenerbahce ka shfaqur interes serioz për lojtarin.
Marrëveshja duket afër për huazim deri në fund të sezonit me opsion blerjen e kartonit.



