Rumania fitoi në tavolinë ndeshjen me Kosovën/ Çarçani: UEFA s’mund të dilte nga konturet ligjore (VIDEO)

Rumania fitoi në tavolinë ndeshjen me Kosovën/ Çarçani: UEFA s’mund të dilte nga konturet ligjore (VIDEO)

Gazetari Gerti Çarçani e konsideroi të pritshëm vendimin e UEFA-s për t’i dhënë fitoren në tavolinë Rumanisë, pas abandonimit të fushës nga Kosova, si pasojë e koreve raciste nga vendasit.

Duke folur në “Mcn Informacion” Çarçani tha se situata nuk ishte e njëjtë me ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasi në atë sfidë zyrtarët e ndeshjes vendosën mos vazhdimin e saj. 

UEFA s’mund të dilte nga konturet ligjore, parashikimi s’ishte thjesht një projeksion fantazist, por kishte të bënte me rregulloren, që kur abandonin fushën, dhe kur zyrtarët e ndeshjes s’ta rekomandojnë këtë gjë, natyrisht futbollistët e Kosovës, sikundër e kemi cekur, për shkak të ekzagjerimit në masë të koreve raciste nga tifozët rumunë, pritej një vendim i tillë, pikët do të liheshin në tavolinë. Ka një mal të madh me gjoba për federatën rumune dhe ishte një vendim jo surprizë. Nuk ka lidhje me ndeshjen në Beograd Serbi-Shqipëri, sepse ishte krejt tjetër klimë. Ishte një vendim i marrë nga autoritetet dhe zyrtarët e ndeshjes për mos vazhdimit të ndeshjesh. Por edhe nëse do t’i merrte pikët Kosova në tavolinë 0-3, Rumania do ishte e para. Futbollistët e Kosovës s’e kishin mendjen te rezultati dhe i shkuan diçkaje që duhej bërë, por s’mund të kalohen ca vija të kuqe që na cenojnë identitetin dhe simbolet kombëtare. Të drejtën për apelim e ka çdo federatë. E fundit fare është Arbritrazhi i Lozanës. Në perceptimin tim Kosova do ta ndalojë këtu”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy