
Java e katërt e Abissnet Superiore, rikthen edhe derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizani. Sfida pritet me interes të madh nga tifozeritë e dy ekipeve, por jo vetëm.
Megjithatë pavarësisht se është derbi i kryeqytetit, kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në Tiranë. Dinamo bëri përpjekje që ndeshja të zhvillohej në “Air Albania”, por fusha nuk është ende gati dhe për këtë arsye ndeshja do të zhvillohet në një stadium tjetër.
Është vendosur që Dinamo ta presë Partizanin në stadiumin “Elbasan Arena”. Vendimi tashmë është marrë dhe sfida do të luhet në Elbasan, ditën e premte duke filluar nga ora 19:45.



