Newcastle deklaron ofertën për Schick

Newcastle deklaron ofertën për Schick

Problematikat e theksuara në kampionat kanë filluar ti shqetësojnë krerët e  Newcastle United të cilët çdo ditë po e shtojnë impenjimin për të mos e përkeqësuar situatën.  

Transferimi i Kieran Trippier në ‘’ St James Park ‘’ ka dhënë impaktet e para nga  ‘’ Las Urracas ‘’ të cilët janë një rast i pa precedentë në historinë e futbollit për arsye se konsiderohen klubi më i pasur në botë por njëkohësisht luftojnë për mosrënien në Championship.

Sulmit i është vënë theksi sepse golat konsiderohen shpëtimi i vetëm i bardhezinvje nga një sezon për tu harruar dhe ndër më të komplikuarit për ta . Sulmuesi çek Patrick Schick është emri që po qarkullon në zyrat e anglezëve, një referent kyç tek Bayer Leverkusen të quajtur ndryshe ‘’ Aspirinat “ .

Të qënit një ekip që nuk e ka fare problem aspektin ekonomik në këtë kohë krize i jep më shumë kurajo Newcastles për të avancuar  dhe sipas italianes ‘ SkySports ‘’ presidenti Yasir Al-Rumayyan ka bërë gati çekun prej 50 milionë eurosh për  Patrick Schick, dyfishi i investimit të gjermanëve për transferimin e golashënuesit nga ‘’ Olimpico  “ në  BayArena “.  

Falë mbështetjes së drejtuesve të  Bayer Leverkusen ishi i Sampdorias ka progresuar me një shpejtësi marramendëse duke u shëndërruar në një bomber të frikshëm , me 17 gola dhe 3 asiste në 19 ndeshjet e para të sezonit .

Arritjet e mrekullueshme të Patrick Schick janë superuar vetëm nga polaku Robert Lewandowski që vijon të impresionojë tek Bayern Munchen .

Kjo mbetet një arsye e mjaftueshme për sheikun arab për të investuar kryesisht për një sulmues të këtij niveli sepse shqetësimi i vetëm për të është mosrënia në kategorinë e dytë , fakt që do të konsiderohej fatal dhe do të prishte krejtësisht planet e tij .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy