
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, bëri një lëvizje të papritur në merkato, teksa u largua nga spanjollët e Cartagena dhe u transferua në Indi, te skuadra e Mohun Bagan. Në intervistën e parë të dhënë, Sadiku deklaroi se drejtuesit e bindën brenda javës për tu transferuar aty. “Kur Mohun Bagan më kontaktoi, pashë në detaje kampionatin dhe më shtoi kuriozitetin. Sinqerisht, drejtuesit e këtij klubi më bindën brenda javës. Shpresoj që bashkë me shokët e ekipit të mbrojmë titullin. Jam krenar që të jem pjesë e një klubi 133 vjeçar.”, u shpreh Sadiku.



