Kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi, ka folur për mediat, në prag të sfidës hapëse të Superiores, atë ndaj Tiranës.
Në fjalët e tij, kapiteni i verilindorëve, deklaroi se sezoni i kaluar nuk shkoi ashtu siç prisnin të gjithë, por shtoi se këtë vit është rritur kualiteti në skuadër.
Sezoni i kaluar nuk ka qenë ai që kemi dashur ne si ekip, presidenti dhe publiku. Ishte një sezon që e nisëm mirë por gjërat ndryshuan dhe nuk shkuan ashtu siç pritëm. Tani fillon një kapitull i ri me trajneri e ri. Kemi punuar mirë gjatë fazës përgatitore, sidomos asaj në Turqi dhe grupi është konsoliduar. Mbështetja ime nuk do të mungojë ndaj të rinjve. Puna e kapitenit është ajo të akomodojë të rinjtë, jam mundur t’i qëndroj afër dhe ata të japin maksimumin në fushë.
Është herët për të bërë krahasime, por tani në ekip ka nga dy futbollistë për çdo pozicion. Mendoj që dhe kualiteti me dy blerjet e fundit është shtuar dhe jemi në rrugën e drejtë.



