
Napoli e ka filluar shumë mirë sezonin e ri, gjatë të cilit do të tentojë të ndryshojë përsëri historinë në Serinë A.
Me Antonio Conten ‘’ Il Partenopei ‘’ po i tregojnë dhëmbët ekipeve të elitës në këtë kampionat, fakt që reflektohet me renditjen në vendin e parë, pas 6 sfidave.
Traineri nga Lecce provoi veten në të kaluarën tek Interi, skuadër me të cilën e fitoi Scudetton dhe bardhekaltërit mund të kenë të njëjtin fat, edhe pse është ende herët.
Ishi i Tottenham Hotspurit ka vënë në lëvizje drejtuesit, i cili është shprehur në lidhje me merkatot vijuese dhe ia ka vënë syrin Giorgian De Arrascaetas, pilar i mesfushës së Flamengos.
Uruguajani është adaptuar shpejt në një ligë kompetitive si ajo e Brasileiraos, i cili do të ketë një mundësi për tu transferuar në kontinentin e vjetër.
Ndërkohë, brazilianët parashikohet se nuk do t’ia bëjnë të lehtë, edhe pse çdo futbollist ëndërron të jetë pjesë e një lige si Seria A, ndër pesë më prestigjozet në Europë.
Performancat e 30 vjeçarit e kanë mahnitur Antonio Conten, një trainer shumë kokëfortë, i cili me 3-5-2 shin e famshëm ka triumfuar me disa ekipe gjatë karrierës.
Duke patur parasysh se ky interes do të jetë pa dyshim tundues për Giorgian De Arrascaeta, drejtuesit e ish fituesve të Kupës Santander Libertadores kanë nisur tentativat për zëvëndësuesin e mundshëm.
Sezoni aktual është i gjashti për fantazistin e kombëtares ‘’ Celeste ‘’, i padiskutueshëm gjithashtu në skemat e të mirënjohurit Marcelo Bielsa.



