
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshje ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Erzeni.
Tetova deklaroi se kartoni i kuq i Spahiut, ndryshoi rrjedhën e lojës. Tekniku i rrogozhinasve, zbuloi se në fund të ndeshjes, kishte presin dhe përplasje fizike në korridor.
Kishim një pjesë të parë të balancuar me disa gabime nga ana jonë, nuk mendoj se kishte presion shumë të madh nga ekipi i Erzenit në këtë pjesë. Thjesht ia dhamë ne topin në rastet që u krijuan. Në pjesën e dytë tërhoqëm pak skuadrën se Erzeni nuk kishte çfarë të humbte. Pastaj ajo dalje me karton të kuq nuk e kuptoj pse të ndodhë, se provokimet janë nga stoli, me atë rast mendoj se u mbyll gjithçka.
Nuk është se jam i qetë, jam pak i frikësuar se këtu çfarë nuk ndodhim. Ka presion të vazhdueshëm, për pak edhe përleshje fizike. Unë nuk e kuptoj këtë lloj presioni çfarë është. Njerëz civilë, përderisa nuk ka kush të mbrojë, ndodhin këto gjëra. Trajneri është regjisor, përgatit skuadrën që të tregojë skuadrën gjatë javës. Nuk mund të ketë presin të asnjë lloji. Ishte në sallon këtu, në shesh. Nuk është normale fare.
I kuqi? Ngrihen stoli i Erzenit, shajnë lojtarin, ai shan. Të njëjtën gjë bën mbrojtësi i majtë i Erzenit, shan të katërtin. E njëjta situatë, lojtari im dënohet, i tyre jo. Suksese. Ne jemi në katërshe, ne kemi në dorë të gjitha në ndeshjet në vazhdim, nëse nuk na lejohet të luajmë futboll.



