
Ish-lojtari i Juventusit, Manolo Portanova, akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçare, së bashku me persona të tjerë. Sipas asaj që raporton “TGR RAI Toscana”, mesfushori është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për përdhunim. Gjithçka thuhet se ka ndodhur pas një “party”, kur Portanova së bashku me dy persona të tjerë, pretendohet se kanë përdhunuar një vajzë 22-vjeçare, e cila ka bërë edhe denoncim në polici. Këta të fundit kanë arrestuar mbrojtësin 21-vjeçar, gjatë kohës kur ai ishte me pushim ne Messina.
Njëri prej djemve që ishte me Portanovan, thuhet se para policisë ka deklaruar se gjithçka ka nododhur me dëshirën e vajës, ndërsa tjetri ka refuzuar të flasë. Kujtojmë se Portanova u largua nga Juventusi në muajin janar, për të kaluar te skuadra tjetër e Serie A, Genoa.



