Paris St Germain sfidon Real Madridin për Leaon

Paris St Germain sfidon Real Madridin për Leaon

Në orët e fundit, në fakt ashtu siç parashikohej , një tjetër pretendent është hedhur në garë për Rafael Leaon . Eshtë Paris St Germain , skuadër që do të masë forcat me Real Madridin për golashënuesin. Parashikohet një supersfidë , duke marrë parasysh potencialin e ekipeve respektive, lajm i bërë me dije nga mediat franceze. Siç dihet prej vitesh vijon të përflitet se e ardhmja e Kylian Mbappes do të jetë larg ‘’ Parque de Princes ‘’, i cili mbetet fiksimi i Florentino Perezit por duke qenë se ‘’ Galaktikët ‘’ kanë hasur vështirësi në lidhje me ishi-n e Monacos, e kanë përqëndruar vëmëndjen tek ylli i Milanit. 24 vjeçari mund të rezultojë një zgjedhje cilësore për repartin e avancuar të spanjollëve, të cilët në çdo merkato i japin një rëndësi të veçantë marrëveshjeve me talentë por gjithçka mbetet e hapur pasi potenciali i Nasser Al Khelaifit dihet tashmë dhe konsiderohet një kërcënim për çdo ekip gjatë kësaj periudhe. Në 10 sfidat e para , Rafael Leao numëron 3 gola dhe 3 asiste me ‘’ Djallin ‘’ por potenciali i tij dihet tashmë, në derën e të cilit kanë trokitur dy ndër ekipet më të njohur, në Europë dhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy