Barcelona nuk dorëzohet për Christensen

Barcelona nuk dorëzohet për Christensen

 Prej kohësh Andreas Christensen po ndiqet seriozisht nga skuadra të elitës dhe një ndër to është Barcelona që s’mendon të dorëhiqet  për danezin .

Me eksperiencën e tij, 25 vjeçari i ka ardhur në ndihmë prapavijës së Chelseat , skuadër me të cilën u kurorëzua si kampion i Champions Leagues në vitin e kaluar dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , ‘’ Los Cules ‘’ do të tentojnë deri në fund për ta larguar nga ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

Me Clement Lenglet , Umtiti apo Eric Garcia , Xavi Hernandez nuk ka shumë garanci  dhe Andreas Christensen përmban të gjithë komponentët që vlerëson ish kampioni i botës për të reduktuar problematikat në mbrojtje.

Avantazhi i spanjollëve në këtë rast është se ishi i Monchengladbahut nuk konsiderohet i domosdsoshëm nga traineri gjerman  dhe në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të shëndërrohej në një referent absolut , tek një repart që pret prej vitesh për tu përmirësuar.

Një ndër aspektet më të vlerësuar tek nordiku është mënyra e ngjashme e lojës me atë të uruguajanit Araujo , për të cilin po kembëngulet  për ti rinovuar kontratën .

Ndërsa për Andreas Christensen por edhe për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ është një moment i veçantë për arsye të afrimit me fundin e kontratës e cila do ta bëjë xhiron e mbetur në 30 qershor dhe nëse kjo çështje do të shtyhet edhe më gjatë , anglezët mund ta humbasin me parametër zero .

 Barcelona është shumë e vetëdijshme se objektivi për arritjen e majave duhet të mbështetet nga ndërhyrjet cilësore dhe gjithçka ti rikthehet normalitetit në Katalunjë.  

Loja e kanalizuar në 23 sfida dhe 2 gola prapëseprapë nuk e ka shëndërruar në një domosdoshmëri për kryeqytetasit dhe Barcelona kërkon të përfitojë në maksimum  dhe ti japë shansin për të provuar një ndër ligat më kompetitive në planet .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy