Humbja në derbi, Ahmataj: Ndeshja u prish kur zëvendësuam Metën, duhet eksperienca

Humbja në derbi, Ahmataj: Ndeshja u prish kur zëvendësuam Metën, duhet eksperienca

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas humbjes me Partizanin në derbi.

Ahmataj deklaroi se ndjen keqardhje për rezultatin, ndërsa tha se skuadra mund të barazonte.

Sipas tij, në ndeshje të tilla, eksperienca është shumë e rëndësishme, ndërsa mori edhe përgjegjësitë. Ahmataj deklaroi se ndeshja u prish kur doli Meta.

Më vjen keq për ambientin, për tifozët. Ndeshja u vendos nga një episod. I dimë rrisqet që kemi marrë duke aktivizuar të rinjtë. Ndjen keqardhje për rezultatin. Eksperienca e lojtarëve në derbi del në pah. Ne e kishim lojën në kontroll, deri në momentin e gabimit, Partizani nuk kishte rrezikuar asnjëherë. Mund të kishim shënuar të dytin. Më vjen keq, por ky është futbolli. Janë ndeshje, ku duhet shumë eksperienca.

Lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Përgjegjësitë e një ndeshje, i ka trajneri dhe këto i marr unë. Flasim për momente ku ka vendosur eksperienca. E kemi rrezikuar Partizanin, për të shkuar te barazimi dhe ndoshta te fitorja. Ndeshja u prish, kur u dëmtua Meta. Jemi me mungesa në mbrojtje dhe u detyruam të fusim lojtar nga akademia. Po e mbanim Partizanin te porta. Nuk është aq e madhe diferenca. Kemi luajtur gjithë pjesën e dytë te fusha e Partizanit.

Kemi skuadër me shumë kualitet. Na vazhdimësi. Kemi ritëm dhe skuadër të kompletuar. Na duhet pak eksperiencë. Partizani ka organikë më të madhe dhe lojtarë me eksperiencë që në derbi e ngrenë nivelin. Stabilizimi i portës bëhet nga një portier me eksperiencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy