Partizani ka mposhtur minimalisht Egnatian në miqësore ditën e sotme. Golin e vetëm të takimit e shënoi Klevis Dragaj në minutën e 22-të.
Në ndeshjen e zhvilluar në Strugë, të dyja skuadrat u shfaqën të kujdesshme, ku trajnerët, Daja dhe Magani i dhanë minuta lojtarëve për të parë gjendjen e tyre.
Skuadrat vazhdojnë përgatitjet në Ohër, në prag të fillimit të kampionatit që është programuar në javën e dytë të muajit shtator.
Kujtojmë se në javën e parë në Kategorinë Superiore, Partizani luan në transfertë ndaj Teutës, ndërsa Egnatia pret në shtëpi Kukësin.



