
Performanca e Atletico Madridit në vitet e fundit nuk ka rezultuar ajo e pritura nga drejtuesit, të cilët synojnë me çdo kusht rikthimin tek titujt. Së fundmi Diego Simeone ka deklaruar emrat e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë më në planet e tij për të ardhmen, trainer që karakterizohet për shpirtin luftarak, i cili gjithashtu konsiderohet më i suksesshmi në historinë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ . Lista përbëhet nga tre emra duke filluar nga Mario Hermoso. Spanjolli nuk ka gëzuar minuta të mjaftueshme dhe besohet se do të jetë një ndër të larguarit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ gjatë merkatos së verës. Pas tij është Saul Niguez. Në vitet e fundit mesfushori është konsideruar ndër lojtarët më të rëndësishëm nga ‘’ El Cholo ‘’ por rendimenti në kohët e fundit ka lënë për të dëshiruar dhe e ka obliguar ishi-n e River Plate t’ia hapë dyert e largimit nga kryeqytetasit. I fundit në listë është Marcos Llorente . Drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderojnë se largimi i 28 vjeçarit mund ti fuqizojë arkat , duke qenë se për shërbimet e tij janë interesuar disa klube cilësore. Edhe pse në më pak se një sezon e ka rinovuar kontratën me madrilenët, mospërmbushja e pritshmërive nuk është toleruar nga numri një i stolit.



