Largimi i Milan Skriniar prej kohësh i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit për ti gjetur një zëvëndësues ideal ishi-t të Sampdorias.
Shumë emra kanë qarkulluar në të famshmin ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe së fundmi i është bashkuar edhe Cesar Azpilicueta.
Spanjolli ishte afër Barcelonës por historia ka marrë një tjetër rrjedhë dhe zikaltërit shpresojnë në arritjen e një akordi me mbrojtësin, i cili aktivizohet prej 11 sezonesh me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Ish fituesit e Scudettos tentuan edhe për Nacho Fernandezin por rezistenca e Real Madridit i detyroi të mendojnë për një tjetër alternativë në prapavijë.
Nuk përjashtohet që në orët në vijim , drejtuesit e Interit të ofrojnë rreth 10 milionë euro për 33 vjeçarin, një lojtar me shumë eksperiencë , i cili konsiderohet një transferim ideal edhe nga traineri Simone Inzaghi.
Sezoni vijues mendohet disi ndryshe për Interin, skuadër e cila fitoi Kupën e Italisë por fatkeqësisht nuk mundi ta mposhtë Manchester City-n në finalen e Champions Leagues.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.