
Dinamo City, do të luajë një ndeshje shumë të vështirë këtë të shtunë, siç është ajo me Vllazninë.
Kryeqytetasit nuk njohin asnjë fitore ndaj shkodranëve këtë sezon dhe do të kërkojnë të thyejnë “tersin”.
Në prag të kësaj përballje, trajnerit Dritan Mehmeti, i janë rikthye dy lojtarë të rëndësishëm. Mesfushori Gudiaby ka shlyer dënimin e kartonëve dhe do të jetë i gatshëm për Vllazninë.
Sulmuesi Tahiri mungoi ndaj Laçit për shkak dëmtimi, por duket se i ka kaluar problemet fizike dhe është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.



