
Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Spezian, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.
Një gol i Vlahovic në minutën e 9-të dhe një goli i afrimit të kësaj vere, Milik në minutën e 91, i dhanë fitoren dhe 3 pikët bardhezinjve të Allegri.
Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Leçe. Të kaltrit kaluan të parët në avantazh me një gol të Elmas në minutën e 27-të, por 4 minuta me vonë, ishte Colombo, i cili me një predhë nga jashtë zone, vendosi baraspeshën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.



