Korabi ka fituar sfidën e “play off”, ndaj Apolonisë dhe tashmë është vetëm një ndeshje larg, për t’u ngjitur në Superiore.
Dibranët ia dolën të triumfojnë me rezultatin 3-2, në një ndeshje të bukur dhe të luftuar deri në fund.
Në krahun tjetër, fierakët u munduan për të barazuar shifrat, por Korabi dukej dominues në shumicën e kohës. Geci, Mziu dhe Marku ishin autorët e golave për Korabin, ndërsa për Apoloninë shënuan Krasniqi dhe Diop.
Tashmë Korabi do të luajë edhe një sfidë me Egnatian që u rendit në “play out”, dhe skuadra që fiton, do të luajë në Superiore për sezonin e ardhshëm.



