
Jude Bellingham rezultoi një ndër objektivat kryesorë të Liverpoolit në merkato por kërkesa e drejtuesve të Borussia Dortmundit prej afro 150 milionë eurosh shkaktoi tërheqjen e tyre.
Përveç ‘’ The Redsave ‘’ edhe ekipe si Manchester City, Real Madridi dhe Paris St Germain janë interesuar për anglezin por megjithatë tashmë fokusi është përqëndruar tek një tjetër lojtar.
Flitet për Khephren Thuram , djali i legjendës francez Lilian Thuram, kontrata e të cilit me Nicen skadon në 2025-sën dhe vlera e kartonit momentalisht arrin 40 milionë eurot.
22 vjeçari spikat për përshtatjen në disa pozicione të mesfushës, reparti më difektoz i skuadrës së Jurgen Klopp në vitet e fundit, histori të cilës Liverpooli do të pretendojë ti vërë pikën në merkaton e verës.
Gjermani e vlerëson kontributin e deritanishëm të Khepren Thuram tek modestët e Ligue 1 dhe në krahasim me yllin e Borussia Dortmundit , ky akord sigurisht që konsiderohet më i lehtë për tu arrirë .



