
Chelsea regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe në derbi. Skuadra e Pochettino-s, triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj West Ham-it në shtëpi.
Një ndeshje pa histori, e dominura nga blutë gjatë gjithë kohës. Palmer, Gallagher dhe Madueke, realizuan tre herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, ishte Jackson, që shënoi dopietë golash, për të vulosur rezultatin në 5-0.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e shtatë në renditje me 54 pikë, ndërsa West Ham mban vendin e nëntë me 49 pikë.
Aston Villa zhgënjeu në transfertë, teksa u mposht minimalisht nga skuadra e Brighton.



