
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ka humbur njërin nga fëmijët, gjatë lindjes nga bashkëshortja e tij.
Georgina Rodriguez ishte shtatzënë me binjakë, por Ronaldo ka njoftuar së njëri nga fëmijët, djali nuk ka arritur të mbijetojë pas lindjes. Futbollisti thotë se vajza ka lindur shëndoshë e mirë dhe është ajo që në këtë moment i jep forcë.
Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.
Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë.
Djali ynë i vogël, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.



