
Trajneri i njohur italian, Andrea Agostinelli është emëruar në drejtimin e Beneventos në Serie B.
Rezultatet negative të arritura në javët e fundit, kanë detyruar drejtuesit e klubit që të ndryshojnë trajner.
Në krye të skuadrës ishte Fabio Cannavaro, por gjithçka ka shkuar keq për ish mbrojtësin e njohur. Aktualisht Benevento, ku aktivizohet dhe Frederic Veseli gjendet në vendin e fundit të Seria B duke rrezikuar seriozisht rënien në një kategori më poshtë.
Agostinelli shihet si shpëtim për Beneventon, që shpreson të rikthehet te rezultatet pozitive. Gjatë karrierës së tij, 65-vjeccari ka drejtuar edhe në Shqipëri, skuadrën e Partizanit dhe Skënderbeun.



