
Dëmtimet vazhdojnë të jenë një problem serioz për Milanin këtë sezon. Kuqezinjtë janë kushtëzuar përsëri nga lëndimet, në prag të ndeshjes që do të luajnë ditën e shtunë ndaj Fiorentinës.
Pioli në konferencë për shtyp, konfirmoi se për këtë sfidë do të mungojnë dy titullarë, siç janë Ante Rebic dhe Davide Calabria. Të dy këta futbollistë nuk do të grumbullohen nesër, ndërsa nuk dihet nëse do të jenë gati për ndeshjen e Championsit në mesjavë apo jo.
Duhet theksuar se pavarësisht mungesave të shumta këtë fillim sezoni, kuqezinjtë krysojnë në Serie A me pikë të barabarta me Napolin.



